Sport

Reali mbetet mbret i botës, mposht Gremion

Real Madridi ka mbrojtur titullin e Botës për Klube, duke e mposhtur në finale klubin brazilian Gremio.

Në ndeshjen finale që u zhvillua në Abu Dhabi, “Mbretërit” shënuan fitore minimale në këtë takim, raporton Koha.net.

Ishte futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo që i siguroi titullin Realit, duke shënuar një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e 53.

Gremio është klubi i dytë më i mirë në botë, kurse vendin e tretë në këtë Botëror të Klubeve e arriti Pachuca që e mposhti për vend të tretë Al Jaziran me rezultat prej 1 me 4.