Sport

Muller vendimtar ndaj Stuttgartit

Bayerni ka shënuar fitore minimale sot në udhëtim te Stuttgarti, raporton Koha.net.

Ishte Thomas Muller ai që i siguroi pikët e plota gjigantit bavarez, duke shënuar në minutën e 79 pas asistimit nga Coman.

Në minutën e 90+3 vendasit patën rast fantastik të barazojnë shifrat, por nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Akolo.

Bayerni tashmë është bindshëm në krye të tabelës me 41 pikë, përderisa Schalke në vendin e dytë ka 29. Stuttgarti në vendin e 15 ka 17 pikë.