Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Licencohet Federata kosovare e Biliardos

Edhe një federatë e re licencohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi i dorëzoi licencën për zhvillimin e veprimtarisë Federatës kosovare të Biliardos deri në vitin 2020, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gashi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Veton Dyla, diskutoi për aktivitetet dhe organizimet sportive që zhvillohen në Kosovë në biliardo dhe hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen, për funksionalizmin e garave në këtë sport në gjithë Kosovën, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dyla e informoi Gashin për gjendjen e tanishme dhe aktivitetet që organizohen në Kosovë dhe klubet e biliardos që ekzistojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Licencimi i kësaj federate ka për qëllim mënjanimin e të rinjve nga rruga dhe të merren me sport e me rekreacion dhe në angazhimin e tyre për të nxjerrë talente që Kosova të përfaqësohet në gara ndërkombëtare dhe në këtë aktivitet”, tha Gashi.

Ndërkaq, Dyla hapin e ndërmarrë nga ministria e vlerësoi jashtëzakonisht duke e konsideruar edhe si një mirënjohje dhe përkrahje drejtpërdrejtë nga shteti për komunitetin dhe ata që e duan sportin e biliardos.