Ronaldo më i miri i historisë? Reagimi fantastik i Maradonës

Ronaldo më i miri i historisë? Reagimi fantastik i Maradonës

15 dhjetor 2017 12:40

Maradona u pyet nga spanjollja “AS” se çfarë mendimi kishte për deklaratën e Cristiano Ronaldos menjëherë pas fitimit të Topit të Artë numër 5 në karrierë.

Portugezi u shpreh se ai ishte më i miri në historinë e futbollit, gjë që shkaktoi shumë polemika.

Legjenda argjentinase, kur gazetari ia përmendi këtë deklaratë, tha duke qeshur: “Thuaji Cristianos që të mos na çajë shumë kokën!”

“Nëse Cristiano është më i miri, çfarë i bie që të jeni ju”, pyet sërish gazetari, transmeton tch.

“Prandaj po të them, thuaji që të mos na e çajë shumë kokën”, përsëriti Maradona.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme