Sport

Salah lojtari i muajit në Premier Ligë

Futbollisti më në formë i Liverpoolit, Mohamed Salah ka rrëmbyer çmimin për lojtarin më të mirë në muajin nëntor në Premier Ligë, transmeton Koha.net.

25 vjeçari ka shënuar 7 gola në katër ndeshje në muajin e kaluar, duke ndihmuar ekipin e tij të shënojë tre fitore dhe një barazim, bën të ditur Liverpool përmes faqes zyrtare.

“Çdo muaj dua të shënoj shumë gola dhe ta ndihmoj ekipin të fitojë ndeshjet. Në atë muaj shënova shtatë gola dhe është ndjenjë e mirë, por më me rëndësi ishin rezultatet e mira dhe këtë e bëmë atë muaj”, ka thënë Salah.