Sport

Simeone: Griezmann më i mirë në një skuadër ofensive

Trajneri argjentinas i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka thënë se sulmuesi francez Antoine Griezmann do të shkëlqente më tepër te ndonjë skuadër që ka futboll ofensiv.

Atletico Madrid njihet për futboll defensiv, por megjithatë Griezmann ka shënuar 90 gola në 178 ndeshje qëkur u transferua në vitin 2014 nga Real Sociedad. Për 26-vjeçarin ky stinor po pritet të jetë i fundit tek Atletico, transmeton Koha Ditore.

"Nëse Griezmann një ditë largohet nga Atletico dhe shkon te një skuadër më ofensive, atëherë do të jetë dukshëm më i mirë. Sigurisht, pasi atij i duhet një lojë ofensive. Unë gjithmonë them të njëjtën gjë. I dua shumë lojtarët e mi. Më pëlqen kur ata rriten. Dhe nuk jam jofalënderues. Nëse ai jep çdo gjë për mua siç ka dhënë Griezmann, atëherë i them nuk ka problem. Sigurisht se Griezmann mund të largohet në një fazë, siç bëri Diego Costa dhe Arda Turan", ka deklaruar Simeone përcjell "L'Equipe".