Sport

Legjenda e pikados po përgatitet për përshëndetje triumfuese

Descriptive Text

Kur Phil Taylor kishte fituar titullin e parë të botës në pikado, në vitin 1990, Michael Schumacher ende nuk kishte garuar në serinë Formula 1, ndërsa futbollisti gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, ishte vetëm një foshnjë, i lindur disa ditë para atij kampionati në janar.

Taylor më pas fitoi edhe 15 tituj të tjerë të botës, përfshirë një seri impresionuese nga viti 1995 deri në vitin 2006, gjatë së cilës ai humbi vetëm një titull, atë në vitin 2003, përcjell Koha Ditore shkrimin e Deutsche Welle.

Edhe në sportet e aktivitetit më të vogël fizik si bilardo, golfi apo shahi, askush nuk mund të mburret me një nivel kaq të lartë të dominimit si Taylor. Diçka ka tendencë të bjerë me moshën, qofshin ato nervat, aftësia për të kaluar më tepër orë në stërvitje çdo ditë apo thjeshtë vullneti për të fituar.

Kjo është e vërtetë në një masë edhe për Taylorin, që tash është i gjashti në botë. Taylor, 57-vjeçar, mund të mos jetë më forcë e pandalshme që ishte në botën e pikados, por Kampionati Botëror i Pikados i serisë PDC, që të enjten nisi në Londër, po sillet rreth pensionimit të superyllit.

Dhe fitorja e Taylorit në World Matchplay Championship këtë vit, duke e mposhtur superyllin e ri të pikados, Michael van Gerwen, në rrugën drejt triumfit, ka qenë një rikujtim se ai ende ka aftësitë për të shpartalluar çdokënd kur është në ditën më të mirë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)