Sport

Insistimi i pabesueshëm i ganezit për t’u bërë olimpist

Akwasi Frimpong gjatë ka ëndërruar të garojë në Lojërat Olimpike. Ishte një ëndërr që, duke u rritur në varfëri në Ganë, dukej e pamundur të realizohej.

Por, tash, në moshën 31-vjeçare, ai është pranë që të kualifikohet në Lojërat Olimpike Dimërore "Pyeongchang 2018" në sportin e sajës, i njohur si skeleton. Storia e tij e jashtëzakonshme, është një storie triumfi dhe e fuqisë së sportit dhe shpirtit njerëzor, përcjell Koha Ditore shkrimin e Olympic.org.

Është një storie që nis kur tetëvjeçari Frimpong mori disa fjalë nga gjyshja e tij Minka, fjalë që i kanë mbetur në kokë.

"Gjyshja ime më uli dhe më tha: 'Akwasi, ajo që të duhet për sukses e ke tashmë në vete, thjesht duhet t'i besosh vetes, të punosh fort dhe të mos dorëzohesh'", rrëfen ganezi.

Mirëpo, si fëmijë duke u rritur në Ganë, mundësia e përfshirjes në ndonjë formë të sportit garues ishte thuajse e pamundur për Akwasin dhe vëllanë e tij. Për të kujdesej gjyshja, ndërsa ai jetonte në një shtëpi njëdhomëshe, të cilën e ndanin me nëntë fëmijë të tjerë, thjesht ishin shumë të varfër...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)