Arlind Krivaqa zyrtarisht pjesë e Kosovës në futsall

Arlind Krivaqa zyrtarisht pjesë e Kosovës në futsall

17 shkurt 2017 00:03

Arlind Krivaqa do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futsall, transmeton Koha.net.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net. Ai thotë se ka pasur oferta edhe nga Shqipëria e Austria.

“Sot, më 16 shkurt 2017 mora vendim që të jem pjesë e kombëtares së Kosovës. Me ndihmën dhe këmbënguljen kryesore të Nehat Pajazitit, i cili ishte këmbëngulës për ta veshur unë fanellën e Kosovës dhe me dëshirën time për ta përfaqësuar vendin tim, vendosa që të jem pjesë e Kosovës e jo të shtetit të Shqipërisë apo të Austrisë që isha i kërkuar nga disa në vazhdimësi. Bëra zgjidhjen që ma deshi zemra, besoj dhe shpresoj se së bashku do të shkojmë drejt sukseseve të reja”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai më tutje ka thënë se, “falënderoj edhe ndihmës trajnerin e kombëtares Suad Keci edhe sekretarin e futsallit të Kosovës Skender Sadiku. Unë biri yt Kosovë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme