Sport

Viti shpërthyes i Grezdës

Eros Grezda ngadalë ka nisur të bëjë bilancin e asaj që ka bërë gjatë vitit 2017 dhe rezultatet po i dalin më të mira se që i ka pritur. Ai e quan këtë vit shpërthyes.

Gjakovari 22 vjeç është bërë lojtar i rëndësishëm i Osijekut kroat dhe ka siguruar vendin e titullarit në ekipin kombëtar, që po udhëhiqet nga Christian Panucci, shkruan Koha Ditore.

"Të them të drejtën, gjithçka ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Nuk e kam pritur një shpërthim të tillë", është shprehur Grezda. "Për pesë muaj te Osijeku më është rritur vlera dhe kam pasur tri oferta konkrete nga skuadra të kampionateve të tjera".

Grezda 22-vjeçar, këtë edicion ka realizuar pesë gola në 24 ndeshje me Osijekun, ekip që aktualisht zë vendin e dytë në kampionatin e Kroacisë pas Dinamo Zagrebit. Grezda thotë se synimet me Osijekun këtë edicion janë që të përfundojnë në pozitën e dytë, në mënyrë që të sigurohet dalja në kupat evropiane...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)