Sport

Ujkani, portieri i dytë më i mirë në Serie B

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, është portieri i dytë më i mirë në Serie B pas 18 xhirove të zhvilluara këtë edicion, ka shkruar "Tuttomercatoweb", përcjell Koha Ditore.

Ujkani që aktivizohet te Cremonese ka 352 minuta lojë pa pranuar gol, një minutë më pak se portieri i Empolit, Stefani Minelli, që është më i miri në Serie B tash për tash.

Ujkani, 27-vjeçar, që këtë edicion iu bashkua Cremoneses, ka 16 paraqitje në Serie B. Cremonese aktualisht zë vendin e shtatë në tabelë me 27 pikë, pesë më pak se Palermo (32) që kryeson.