Klubi i futbollit Ferronikeli të enjten ka bërë një hap para për të kthyer normalitetin. Problemeve të tri ditëve më parë të enjten u është dhënë një lloj zgjidhjeje pas takimit në Drenas që përfshiu shumë palë.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ushtruesi i detyrës së kryetarit të klubit, Agim Kastrati, ish-kryetari Ekrem Elshani, trajneri Zekirija Ramadani dhe lojtarët u dakorduan që puna të vazhdojë normalisht, ndërkohë që pas dhjetë ditësh të mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm, ku do të zgjidhej kryetari dhe kryesia e re, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi u fut në krizë para pak ditësh, kur kryetari i Komunës Lladrovci, në një ceremoni ftoi ish-kryetarin Elshani të japë përgjegjësi. Dhe përgjigjja e Elshanit ishte dorëheqja e menjëhershme. Pas tij shkoi edhe drejtori Istref Veliu, drejtori sportiv Artan Berisha dhe disa anëtarë të kryesisë. U krijua atmosferë pasigurie.
Lojtarët nisën të shikonin për mundësinë e largimit, por Federata e Futbollit e Kosovës të mërkurën mori vendim të mos pranojë asnjë lëvizje nga momenti kur kryetari Elshani ka dhënë dorëheqjen deri në zgjedhjen e kryetarit të ri...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)