Sport

Joao Mario zëvendësues i Mkhitaryanit tek Unitedi

Mesfushori i Interit, Joao Mario raportohet se është synim i Manchester Unitedit.

Muajin nëntor është raportuar se klubi italian dëshiron shitjen e portugezit, i cili ka dështuar të tregojë formën e tij më të mirë që prej transferimit në Itali.

Interi ka shprehur interesim për Juan Matan, por sipas Corriere dello Sport, Jose Mourinho e sheh Joao Marion si zëvendësues të Henrikh Mkhitaryanit.

Mourinho pas fitores ndaj Bournemouthit të mërkurën, ka htënë se armeni nuk e meriton të jetë në formacionin bazë të Unitedit.

Mkhitaryan këtë sezon ka pesë asistime, por ish-lojtari i Borussia Dortmundit luajti vetëm 19 minuta që prej nëntorit.