Sport

City vazhdon sigurt drejt titullit

Manchester City ka thyer rekordin e Tottenham Hotspurit prej 15 fitoreve me radhë, duke mposhtur sonte Swansean me rezultat 4 me 0 dhe vazhdon sigurt rrugëtimin drejt titullit në Premier Ligë.

Serinë e golave e hapi David Silva në minutën e 27 derisa Kevin De Bruyne realizoi golin e dytë në minutën e 34.

Mesfushori spanjoll realizoi golin e tij të dytë personal në këtë takim në minutën e 52 ndërsa në fund të takimit Aguero mbylli serinë e golave.

Me këtë fitore City tubon 49 pikë, 11 më shumë se Manchester Unitedi.