Sport

Ibra hat-trick për fitoren bindëse të Unitedit në Ligën e Evropës

Zlatan Ibrahimoviq ka shënuar tre gola në fitoren 3 me 0 të Manchester Unitedit ndaj Saint Etienet në Ligën e Evropës në fazën e parë eliminuese.

Ibra shënoi golin e parë në minutën e 15-të, ndërsa dy të tjerët i shënoi në 15 minutat e fundit të takimit. Golin e fundit e realizoi nga pika e bardhë.

Më 22 shkurt zhvillohet takimi i kthimit në Francë.