Sport

Ronaldo dëshiron qëndrimin e Balet te Reali

E ardhmja e uellsianit, Gareth Bale ende mbetet në pikëpyetje të madhe.

Cristiano Ronaldo ka shprehur dëshirën që Gareth Bale të mbetet pjesë e Real Madridit edhe për shumë vite të tjera.

Ndonëse ka pasur spekulime se kjo dyshe nuk kanë marrëdhënie të mira mes vete, si Ronaldo ashtu edhe Bale disa herë kanë mohuar këto zëra, duke insistuar që ata kalojnë shumë mirë mes vete, transmeton KP.

Në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj Al Jaziras, Ronaldo ka deklaruar që do të dëshironte të luante përkrah Balet edhe për një kohë të gjatë.

“Është shumë mirë që pothuajse të gjithë lojtarët janë kthyer nga lëndimet dhe më në fund jemi të kompletuar”, ka thënë Ronaldo.

“Dua që të luaj përsëri me Balen dhe Benzeman dhe të fitojmë shumë trofe së bashku. Bale i duhet kësaj skuadra dhe këtë e ka treguar më së miri kur ka qenë i gatshëm për të luajtur”, ka theksuar ai.

Nëse Reali e kalon Al Jaziran në finale do të ndeshet me klubin brazilian, Gremio.