Sport

Giroud në radarin e gjigantit gjerman

Klubi gjerman Borussia Dortmund përsëri e ka futur në shënjestër sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud, raportojnë mediat gjermane.

Francezi dhe Arsenali duket se në muajin janar do t’i ndajnë rrugët. Giroud edhe verën e kaluar ishte i lidhur me largimin nga ‘Emiratës’, dhe duket se në muajin janar, francezi do të bëhet me klub të ri, transmeton kp.

“Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud përsëri është në shënjestër te Borussia Dortmundit”, shkruajnë mediat gjermane.

‘Milionerët’ e Gjermanisë janë duke kërkuar pasuesin e Pierre-Emerick Aubameyang, i cili sipas të gjitha gjasave, gjatë këtij dimri do t’i thotë lamtumirën Dortmundit.