Sport

Suksesi i Barçës nuk e motivon Real Madridin

Futbollisti i Real Madridit, Marcelo, insiston se barazimi me rivalin e përbetuar Barcelonën me nga tre tituj të Kupës së Botës për klube nuk është motivimi i skuadrës së tij që tenton të mbrojë trofeun në turneun që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, do të përballet me kampionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Jaziran, të mërkurën në gjysmëfinale të Botërorit të klubeve. Finalja do të luhet të shtunën, përcjell Koha Ditore.

"Ne nuk shikojmë te skuadrat e tjera. Ne bëjmë atë që duhet të bëhet", ka thënë Marcelo, kur është pyetur nëse skuadra është e motivuar për të arritur rekordin e Barcelonës prej tre trofeve në Kupën e Botës të klubeve. "Asgjë nuk është e lehtë, veçanërisht në futboll. Unë kam luajtur dy herë në Kupën e Botës së klubeve dhe e kam fituar dy herë, por është e vështirë. Asgjë nuk vjen e lehtë për Real Madridin. Kam qenë këtu për shumë vjet dhe çdo gjë është e vështirë. Ne kemi fituar shumë tituj, por kemi punuar fort për këtë"...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)