Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ribery në gjykatë për borxhe

Franck Ribery është paraqitur në gjykatë, të martën, pasi ish-agjenti i tij e ka akuzuar yllin e Bayern Muenchenit se ia ka borxh 3.5 milionë euro.

Bruno Heiderscheid thotë se Ribery ia ka borxh këtë shifër si komision për transferimin e tij nga Olympique Marseille te Bayerni në verën e vitit 2007 për 30 milionë euro, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjenti ka thënë se është arritur një marrëveshje verbale dhe më vonë është firmos një dokument, i cili është treguar edhe në gjykatë. Por Ribery insiston se nënshkrimi në dokument është i falsifikuar.

"Kurrë më herët nuk e kam parë këtë dokument", ka thënë Ribery, përcjell agjencia gjermane e lajmeve "DPA" të martën.

Ai, po ashtu, ka thënë se kurrë nuk ka pasur bisedë për këtë çështje me Heiderscheidin...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)