Sport

Zidane thotë se shanset janë 50-50 ndaj Bayernit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se gjasat për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve janë të barabarta për Bayernin dhe ekipin e tij.

Reali do të përballet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Bayernin e Carlo Ancelottit, transmeton Koha.net.

Zidane, ndeshjen ndaj Bayernit, e vlerëson si përballje të vështirë.

“E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, do të provojmë të luajmë mirë dhe të fitojmë. Mundësia që të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe ligën më emocionon. Kemi një kundërshtar të fortë në Ligën e Kampionëve. S’kam folur me Carlon, ata kanë një ekip shumë të mirë, do të jetë një ndeshje shumë e mirë. Kam mësuar shumë nga Ancelotti. Gjasat do të jenë 50-50, për ne është shumë e rëndësishme të shënojmë si mysafir”,është shprehur Zidane.