Sport

PSG-ja nis bisedimet me Donnarumman

Descriptive Text

Paris Saint-Germaini raportohet se ka nisur bisedimet me agjentin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

18-vjeçari ishte afër largimit nga San Siro gjatë verës, me PSG-në që besohej se kishte shprehur më së shumti interesim për të.

Në fund Donnarumma vazhdoi kontratën me Milanin deri në vitin 2021, por kuqezinjtë po kalojnë një periudhë të vështirë në Serie A, me 16 pikë prapa liderit, Interit.

Sipas Sky Sport Italia, PSG-ja është në bisedime me Mino Raiolan lidhur me një marrëveshje për transferim gjatë verës.