Sport

Chelseat i refuzohet oferta për anësorin e Bayerit

Bayer Leverkuseni ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurove që Chelsea ka dërguar për shërbimet e anësorit Leon Bailey.

“Blutë” e Londrës përcollën 20-vjeçarin në ndeshjen e Bayerit ndaj Stuttgardit në të cilën ai ndihmoi ekipin në dy golat e realizuar.

Chelsea ka bërë ofertë të hapur për lojtarin, por Leverkuseni do të luftojë për ta mbajtur të riun në ekip.

Bailey shihet si zëvendësues i Willianit dhe Eden Hazardit, i cili mbetet cak i Real Madridit.

Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Barcelona gjithashtu kanë shprehur interesim për Baileyn.