Mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko u ka bërë me dije krerëve të Atletico Madridit se dëshiron të transferohet te Napoli, bëjnë të ditur të hënën mediat e huaja.
Napoli për mbrojtësin anësor do të ofrojë 20 milionë euro. Vrasaljko te Napoli mendohet të zëvendësojë algjerianin Faouzi Ghoulam, i cili ka lënduar ligamentet e gjurit, transmeton “Koha Ditore”.
Agjenti i Vrsaljkos, Giuseppe Riso, ka biseduar me drejtorin sportiv të Napolit, Cristiano Giunmtoli, për një transferim të mundshëm në janar.
Napoli po ofron 20 milionë euro, por do të përballet me Romën në këtë garë. Juventusi po ashtu raportohet se është i interesuar për kroatin.
-
12 dhjetor 2017 13:28
-
Shpërndaje në: