Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për sulmuesin e Barcelonës, spanjollin Gerard Deulofeu, përcjell të hënën gazeta italiane “Tuttosport”.
Bëhet e ditur se Napoli do ta kërkojë huazimin e Deulofeut gjatë afatit kalimtar të janarit, me mundësi të blerjes së kartonit të tij në fund të këtij edicioni, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeulofeu, 23-vjeçar, shihet si përforcim ideal për repartin sulmues të Napolit. Ai para fillimit të këtij edicioni është kthyer te Barcelona, por ka pasur minutazhë të vogël, duke regjistruar vetëm pesë paraqitje si titullar. Ka shënuar dy gola e ka dhënë tri asistime. Me skuadrën e Barcelonës, Deulofeu ka kontratë deri në vitin 2019.