Goli i Lionel Messit ndaj Villarrealit ka ngritur Barcelonën pesë pikë në krye të La Ligas, por po ashtu kishte rëndësi të madhe për yllin argjentinas.
Ishte goli i 525-të me ngjyrat e famshme të Barcelonës, duke e futur atë në top 3 të renditjes së golashënuesve më të mirë në një klub evropian, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe atë gol ai është barazuar me sulmuesin legjendar gjerman, Gerd Mueller, që kishte shënuar 525 gola në 15 vjet për Bayern Muenchenin.
Messi, 30-vjeçar, është vetëm nëntë gola larg vendit të dytë që e mban Josef Bican, ylli çeko-austriak, që kishte shënuar 534 gola për Slavia Pragën nga viti 1937 deri në vitin 1948.
Dhe ai është pranë të arrijë edhe rekordin e Fernando Peyroteos.
Sulmuesi portugez ka shënuar 544 gola për Sportingun e Lisbonës mes viteve 1937-1949... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.