Sport

Salah, futbollisti afrikan i vitit

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është zgjedhur futbollisti më i mirë afrikan për vitin 2017 nga BBC-ja. Pas një numri rekord të votave, reprezentuesi i Egjiptit dhe ylli në ngritje i Liverpoolit ka fituar para Pierre-Emerick Aubameyangut të Gabonit, Naby Keitas së Guineas, Sadio Manes së Senegalit dhe Victor Mosesit të Nigerisë.

“Jam shumë i lumtur me këtë çmim”, ka thënë Salah 25-vjeçar, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. “Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë kur fiton diçka. Ndiej se kam pasur një vit të madh, kështu që jam shumë i lumtur”.

Salah, golashënuesi më i mirë i Premier Leagues me 13 gola, ka pasur një vit impresiv si në nivel të klubeve ashtu edhe me përfaqësuese.

Në fillim të vitit 2017, ai ishte figurë kyç për Egjptin, ndërsa arriti deri në finale të Kupës së Shteteve të Afrikës.

Ai po ashtu ka pasur “gisht” në shtatë golat që e dërguan Egjiptin në Botërorin e parë që nga viti 1990, duke asistuar dy dhe shënuar pesë. Ai shënoi edhe dy gola kundër Kongos, përfshirë një penallti në çastet e fundit në triumfin 2:1 të Egjiptit, me të cilin arriti kualifikimin në Botëror... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.