Sport

Sukseset e veçanta të sportistëve kosovarë

Me shënimin e 21 golave gjatë vitit 2017, lojtari Halim Selmanaj ka zënë vend në një renditje të veçantë të UEFA-s, menjëherë pas Cristiano Ronaldos e para shumë emrave të njohur si Robert Lewandowski, Harry Kane, Romelu Lukaku, Kylian Mbappe e të tjerë.

Selmanaj kështu bëhet sportisti i radhës nga Kosova me arritje të veçantë. Gazeta ka përzgjedhur disa prej arritjeve të veçanta të sportistëve nga Kosova në vitet e fundit, shkruan sot “Koha Ditore”. Pra, nuk bëhet fjalë për suksese kulmore në sport, por për suksese të veçanta, që jo shumë njerëz i arrijnë.

Shaqiri në histori të botërorëve

Të marrësh pjesë në kampionatin botëror është ëndërr për pothuajse secilin futbollist. Të shënosh tre gola në ngjarjen më të madhe është e arritur e veçantë. Ndërsa të shënosh tre apo më shumë gola në një ndeshje të botërorit është e rrallë.

Vetëm në 50 raste në histori lojtarët kanë shënuar tre apo më shumë gola në një ndeshje të kampionateve botërore.

Ka plot lojtarë të njohur, madje të tillë që kanë bërë histori nëpër botërorë, që nuk kanë “hat-trick” të realizuar në këtë ngjarje. Por një të tillë e ka futbollisti aktualisht më i mirë shqiptar, Xherdan Shaqiri. Shaqiri ka shënuar “hat-trickun” jubilar, të 50-të, në kampionate botërore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.