Sport

Pas kërkesës së Lladrovcit jep dorëheqje kryetari i Feronikelit

Kryetari i Klubit Futbollistik Feronikeli, Ekrem Elshani sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet drejtuese të klubit, e cila dorëhejqje vie pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Postimi i plotë i Elshanit në Facebook:

Dorëheqje: Të nderuar bashkepuntor antare te bordit , tifoz tigrat e zi , qytetar te Drenasit . Unë Ekrem Elshani, deri më tani Kryetar i Klubit Futbollistik “Feronikeli”, sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet drejtuese të Klubit. Me shpresën e mirëkuptimit tuaj për aktin e ndërmarr nga ana ime duke respektuar vendimin tim respektoni punen time qe kam ber per klubin ne vitet e fundit ,ndihem i obliguar për sqarime : Sot me daten 11/12/2017 gjat ceremonis se shpalljes se sportistit te vitit nga Komuna e Drenasit isha musafir ne ket ceremoni dhe gjat fjalimit kryetari Z.Ramiz Lladrovci kerkoj publikisht nga une qe te dha dorheqje dhe ti liroj rrug dikujt tjeter qe ta qoj klubin perpara ,mua nuk me mbetet tjeter vetem te respektoij ket kerkes publike te kryetarit te Komunes z Ramiz Lladrovcit .

Angazhimi imë ne Klubin ton të zemrës qëndron në faktin se motiv dhe objektiv i imi me ardhjen në krye të Klubit ka qenë vazhdimi i pjesëmarrjes në mënyrë dinjitoze në garat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku KF “Feronikeli”, me cilësinë qe kishte dhe me nje histori të bujshme sportive arriti shum shpejt të behet nje nder klubet me të organizuara ne vend dhe te fitonte të gjithë trofet ne futbollin e Kosovës ne vitet e fundit. Ishte nder dhe privilegj qe une te drejtoi klubin ne keto vite , afer pata njerz qe meritoj respakt qdo her per punen qe kan ber ne klub ku sakrifikuan qdo gje qe Klubi te jet ne ket nivel ku eshte sot. Sot ishte momenti me i veshtir i jetes time te ndahem nga familja ime e dyt nga shtepia ime dyt ishte shum e veshtir , une i falenderoj te gjith ata njerz qe kam bashkepunu te gjith ata njerz qe kan ndihmuar klubin ,qe ata jan te shumt duke u nisur nga anteret e kryesis te gjith trajneret qe ishin pjes e klubit te gjith lojtaret ,stafin, ekonomat,administraten te gjith keni qen shum profesional keshtu si edhe une e kisha shum let te punoja me ju .

Klubit i deshiroj shum sukses do te jesh gjith jeten ne zemren time.