Trajneri i Cityt pësoi nga përleshja në tunelin e Old Traffordit

Trajneri i Cityt pësoi nga përleshja në tunelin e Old Traffordit

11 dhjetor 2017 16:34

Mikel Arteta është fotografuar sot duke mbuluar me dorë ballin që i është përgjakur të dielën në përleshjen që ka ndodhur mes lojtarëve në derbin e Manchesterit.

Ndihmësi i Pep Guardiolas është përgjakur nga një goditje me shishe, të cilën besohet se e ka gjuajtur një lojtar i Manchester Unitedit. Sipas mediave angleze, ky lojtar është Romelu Lukaku.

Arteta është kthyer në qendrën stërvitore të Cityt këtë mëngjes dhe në bazë të fotografive shihej edhe shenja në sy e ballë. Së bashku me të është kthyer edhe portieri Ederson, i cili besohet se ka nisur përplasjen me menaxherin Jose Mourinho, pas së cilës ka ndodhur përleshja mes 20 personave.

Image

Image

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme