Sport

Hendboll, Vushtrria befason Trepçën

Descriptive Text

Skuadra e Trepçës ka pësuar disfatë nga ajo e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës në hendboll. Trepça është mposhtur të dielën nga Vushtrria me tre gola dallim, 29:26, në kuadër të javës së 13-të të elitës së hendbolli kosovar.

Kjo ndeshje ishte dashur të luhej të shtunën, por është shtyrë për të dielën për shkak se kulmi i palestrës në Vushtrri pikonte shumë pas reshjeve të ditëve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të dielën fitore ka shënuar edhe skuadra e Dritës përballë Samadrexhës me rezultatin 31:23, po në Vushtrri. Ndërkohë të shtunën fitore të reja kanë arritur Besa FamGas dhe Prishtina.

Besa mposhti Vëllaznimin me rezultatin 44:18, kurse Prishtina e mposht skuadrën e Llapit me rezultatin 44:27. Të premten fitore shënoi edhe Kastrioti përballë Zhegrës me rezultatin 31:25.