Mesfushori Eroll Zejnullahu ka kontribuar me një asistim te Sandhauseni që mposhti Arminia Bielefeldin me rezultatin 3:1. Zejnullahu asistoi për golin e avantazhit 2:1, në minutën e 59-të të ndeshjes së zhvilluar të dielën.
Kjo ndeshje i ka takuar javës së 17-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë. Për 23-vjeçarin ishte asisti i dytë i dhënë në shtatë paraqitje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë të shtunën me asistim në fitoren e Greuther Furthit kontribuoi Jurgen Gjasula. Asisti i tij ishte për golin e vetëm të shënuar në minutën e 29-të në fitoren e Greuther Furthit përballë Heidenheimit. Në 14 paraqitje, për 32-vjeçarin ishte asisti i parë. Ai ka kontribuar edhe me dy gola.
-
11 dhjetor 2017 12:40
-
Shpërndaje në: