Sport

Xhaka sërish kritikohet nga tifozët e Arsenalit

Descriptive Text

Mesfushori Granit Xhaka është kritikuar sërish nga tifozët e Arsenalit për paraqitje të dobët. Shumë prej tyre kanë thënë se Xhaka nuk meriton të jetë titullar në ekipin e Arsenalit.

Xhaka të dielën luajti nga fillimi i ndeshjes te Arsenali që barazoi 1:1 me Southamptonin, në kuadër të xhiros së 16-të të elitës së futbollit të Anglisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai në minutën e 69-të u zëvendësua për t'ia liruar vendin Jack Wilsheres. Mesfushori 25-vjeçar ka qenë startues në të gjitha ndeshjet e këtij edicioni duke kontribuar me tri asistime.

Kritika për Xhakën ka pasur edhe më herët. “Nuk mund ta besoj se si Arsene Wenger vendos që para Wilshare të luajë me Xhakën. Ai nuk meriton të jetë startues”, shkruan në komentin e një prej shumë tifozëve të Arsenalit.

Pa u kritikuar gjatë rrjedhës së kampionatit nuk ka mbetur as mbrojtësi Shkodran Mustafi që këtë ndeshje nuk ishte i ftuar për shkak të një lëndimi të pësuar javën e shkuar.