Sport

Shaqiri zëvendësohet në humbjen e thellë

Mesfushori Xherdan Shaqiri ka qenë titullar te Stoke City që pësoi disfatë të thellë nga Tottenhami me rezultatin 5:1. Shaqiri në ndeshjen e luajtur të shtunën, në kuadër të javës së 16-të të Premier Leagues angleze, u zëvendësua në minutën e 75-të.

Për largimin e Shaqirit nga fusha, pati reagime të shumta në drejtim të trajnerit Mark Hughes. Por trajneri Hughes ka dhënë arsyet pse e ka zëvendësuar mesfushorin e përfaqësueses së Zvicrës.

“Shikuesit ishin të pakënaqur me disa ndryshime që bëra në fund, por vendosa për të mbrojtur lojtarët si Shaqiri dhe Joe Allen. Lojën e humbëm dhe neve na duhej t'i mbronim lojtarët tanë kryesorë. Kjo ishte edhe arsyeja e vetme që vendosa ta largojë Shaqirin dhe Allenin”, ka thënë Hughes, njofton të dielën “Stoke Sentinel”.