E emocionuar dhe e gëzuar është ndier Dijana Ujkiq (Ujkaj) pas fitores së arritur ndaj Serbisë. Ujkaj është pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi që po paraqitet në botërorin e hendbollit për femra.
Mali i Zi të dielën në një të tetën e finales së botërorit, që po mbahet në Gjermani, e mposhti Serbinë me rezultatin 31:29, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu përfaqësuesja e vendit të vogël por me hendboll të femrave shumë të zhvilluar për herë të dytë është kualifikuar për në çerekfinale të kampionatit botëror. Para dy vjetësh ka humbur ndeshjen për gjysmëfinale nga Norvegjia, ndërsa tani në çerekfinale përballet me Francën, të martën.
Ujkaj, 21-vjeçare, ishte në përbërje të Malit të Zi për ndeshjen ndaj Serbisë. Nuk ka realizuar gol. Ajo është shqiptare nga Malësia dhe është përgjigjur rrjedhshëm në gjuhën shqipe në pyetjet e gazetës.
“Jam shumë e emocionuar dhe e gëzuar për fitoren”, ka thënë Ujkaj të dielën mbrëma... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.