Napoli e Fiorentina ndajnë pikët Foto: Reuters

Napoli e Fiorentina ndajnë pikët

10 dhjetor 2017 16:54

Napoli nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në ndeshjen e sotme ndaj Fiorentinës, transmeton Koha.net.

Asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën golit, duke ndarë pikët me rezultat prej 0-0.

Napoli dominoi takimin me 62 për qind, përderisa pati dhjetë tentime drejt portës së kundërshtarit, kundrejt 6 tentimeve të Fiorentinës.

Pas këtij barazimi Napoli vazhdon të mbajë vendin e dytë me 39 pikë, kurse Fiorentina në vendin e shtatë ka 22 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme