Sport

Lewandowski ëndërron të luaj për Real Madridin

Sulmuesi i Bayern Munich duket se ëndërron të luajë për Real Madridin.

Lajmet që vijnë nga Spanja thonë se Lewa lakmon që të vesh fanellën e gjigantit spanjoll, transmeton ksp.

Real Madridi duket se do të jetë pjesë e afatit kalimtar të janarit, edhe pse kjo skuadër është e mbushur më yje.

Në listën e ‘Mbretërve’ thuhet se është edhe polaku që tani ka 29 vjet. Ish-ylli i Borussia Dortmundit edhe afatin kalimtar të kaluar ishte i lidhur me kalimin në Madrid, dhe duket se lojtari akoma ëndërron të luaj për kampionët në fuqi të Kontinentit të Vjetër.