Sport

Gattuso do të ndryshojë sistem të lojës

Descriptive Text

Gennaro Gattuso ka konfirmuar se do ta ndryshojë sistemin e lojës në 4-3-3 kundër Bolognas.

Milani, që nuk po kalon në formë të mirë, nesër do të përballet me Bolognan nga ora 20:45, transmeton Koha.net.

“Pres përkushtim, uri dhe ndërgjegje se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Ka momente të vështira në futboll, dua ta shoh atë se nuk biem në tokë nga goditja e parë në fytyrë, por reagojmë fuqishëm. Është e vërtetë se kemi bërë disa teste, dhe ka disa probleme tre lojtarë në mbrojtje, prandaj mund ta ndryshojmë sistemin. Do të merr pak kohë për këtë dhe do të duhet të ndryshohen disa gjëra”, ka thënë ai.