Sport

Spalletti: Juventusi rival i të gjithëve

Descriptive Text

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti në prag të derbit kundër Juventusit ka thënë se është ndeshje e veçantë për të dyja skuadrat, ndërsa ka theksuar se Juventusi është rival i të gjithë në Itali.

“Derby d’Italia” do të luhet sonte në Torino nga nora 20:45, ndërmjet rivalëve që janë për titull në këtë edicion, me Interin që është skuadra e pamposhtur këtë sezon, transmeton Koha.net.

“Ka shumë histori prapa ‘Derby d’Italia’, mbi të gjitha një ndjenjë e veçantë për fansat e të dyja skuadrave. Kjo do të thotë se do të bëhet rezultat special kushdo që i merr pikët e plota”, është shprehur Spalletti për Mediaset Premium.

Ai më tutje ka shtuar se nuk ka arsyetime në fund pa marrë parasysh rezultatin final.

“Duhet të sigurohemi që do të jemi gati dhe nuk kërkojmë arsye nga kjo lojë, sepse tashmë i kemi përgjigjet. E dimë se çfarë mund të bëjmë dhe cili është identiteti ynë. Thjeshtë duhet të shkojmë në Torino dhe të sjellim në shtëpi rezultatin më të mirë të mundshëm”, thotë ai.

Spalletti ka thënë gjithashtu se kampioni italian është rival i të gjithëve në Itali.

“Juventusi është rival i të gjithëve, me të vërtetë, sepse kanë humbur pothuajse të gjithë prej tyre. Nuk duhet të lëkundemi nga pozita aktuale në tabelë, pasi nuk po luajmë kundër vendit të tretë në tabelë, por kundër skuadrës që në gjashtë vitet e fundit ka fituar Scudetton”, ka thënë trajneri i Interit.