Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja kushtëzon 1.2 milionë eurot për infrastrukturën e klubeve

Vitin tjetër pritet të nisë ndërtimi i stadiumit nacional. Stadiumi i Prishtinës pritet të bëhet gati për ndeshje ndërkombëtare, ndërsa për ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe për ato të Përfaqësueses U-21 tashmë është i gatshëm stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Por vitin tjetër do të realizohet edhe një projekt që pritet të përmirësojë dukshëm infrastrukturën sportive në vend. Kështu të paktën besojnë në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ky organ të premten ka vendosur që të ndajë 1.2 milionë euro për të ndihmuar klubet e futbollit në vend që të përmirësojnë infrastrukturën e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por klubet e futbollit në vend do të mundë të përfitojnë nga ky fond vetëm nëse e kanë përkrahjen e komunave të tyre. FFK-ja do të kushtëzojë përkrahjen me participim të komunave me 50 për qind të mjeteve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.