Sport

Lomachenko, boksieri më i mirë që nga Muhammad Ali

Ukrainas Vasyl Lomachenko është boksieri më i mirë që nga Muhammad Ali. Kështu së paku beson promotori legjendar Bob Arum.

Të shtunën, Lomachenko do të mbrojë titullin e botës në kategorinë super-pendël në versionin WBO kundër kubanit Guillermo Rigondeaux, që është kampion bote në kategorinë super-bantam në versionin WBO, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Meçi në "Madison Square Garden" të New Yorkut, do të jetë i 11-i në boksin profesionist për ukrainasin Lomachenko, medalistin e dyfishtë të artë të lojërave olimpike dhe kampion bote në boks profesionist në dy pesha të ndryshme.

"Kurrë nuk kam parë një luftëtar teknikisht aq të përsosur si atë", thotë Arum, promotori i Lomachenkos.

Promotori i Muhammad Ali në vitet ‘60, Bob Arum, që nga atëherë ka punuar me emra të tjerë të mëdhenj të boksit si Roberto Duran, Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao. Por, 85-vjeçari përshkruan punën me Lomachenkon si një lloj "dhurate" që e largon atë nga pensioni.

"Po ju them pa asnjë rezervë se Lomachenko është luftëtari më i madh që kam parë që nga Muhammad Ali", vlerëson Arum....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.