Sport

Coutinho nuk garanton qëndrimin te Liverpooli

Philippe Coutinho ka refuzuar të japë garanci se do të qëndrojë te Liverpooli, pas një prej netëve më të ndritshme të karrierës së tij pesëvjeçare te kjo skuadër.

Pasi Jordan Henderson u pushua të mërkurën mbrëma, reprezentuesi i Brazilit, Coutinho mori shiritin e kapitenit dhe reagoi ndaj përgjegjësisë së re duke shënuar tre gola në fitoren 7:0 ndaj Spartak Moskës, fitore që i siguroi kalimin Liverpoolit në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve nga vendi i parë në grup, përcjell Koha Ditore.

Coutinho ishte dominues dhe bashkëpunimi që pati me Sadio Manen, Mohamed Salahun dhe Roberti Firminon, ka kthyer kujtimet e bashkëpunimit që kishte me Luis Suarezin, Daniel Sturridgen dhe Raheem Sterlingun në stinorin 2013/14, kur Liverpool ishte në formë shkatërruese po ashtu.

Ka frikë në mesin e tifozëve të Liverpoolit se Coutinho do t'i bashkohet Barcelonës në janar, pasi skuadra angleze ka refuzuar tri oferta të Barçës në verë. Shefi-ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau ka thënë në tetor se qëllimi i Barcelonës është që të rikthehet në tentim për të transferuar 25-vjeçarin gjatë afatit të dimrit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.