Të mërkurën e ardhshme përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll do të marrë rrugë për në Dublin të Irlandës, ku më 25 mars do të luajë ndeshjen e saj të parë zyrtare. Në kuadër të Grupit 5 të eliminatoreve për "Euro 2019", Kosova do të përballet me Irlandën, shkruan sot Koha Ditore.
Në përfaqësuesen Shpresa të Kosovës nuk do të jenë të gjithë lojtarët më të mirë të rinj nga Kosova apo me rrënjë nga Kosova. Njëjtë si në përfaqësuesen A, shumë lojtarë nga Kosova apo me rrënjë nga Kosova vazhdojnë të luajnë për përfaqësuese tjera, për përfaqësuese të vendeve ku janë rritur dhe natyrisht te kombëtarja e Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.