Sport

Arsenali spektakël golash ndaj Bate Borisovit

Descriptive Text

Arsenali e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Gjiganti anglez e mposhti 6 me 0 Bate Borisovin, raporton Koha.net. Ishte Debyuchy ai që shënoi golin e parë në minutën e 11.

Pjesën e parë e mbylli me epërsi prej 3 me 0, me dy golat e tjerë të shënuar nga Walcotti e Wilshere.

Edhe katër gola të tjerë Arsenali shënoi në pjesën e dytë. Polyakov shënoi autogol në minutën e 51, kurse në minutën e 64 Giroud shënoi nga penaltia.

Për golin e fundit u përkujdes Elneny.

Arsenali është lider në Grupin H me 13 pikë.