Ronaldo: Dua ta përfundoj karrierën te Reali Foto: Reuters

Ronaldo: Dua ta përfundoj karrierën te Reali

07 dhjetor 2017 22:34

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo planifikon që ta përfundojë karrierën te klubi aktual i tij, Real Madridi.

Pasi u shpall më i miri në botë për herë të pestë, Ronaldo tha se shpreson të ketë edhe disa vite në nivelin më të lartë, dhe të vazhdojë lufta ndërmjet tij dhe Messit, që poashtu ka fituar pesë herë Topin e Artë, transmeton Koha.net.

“Shpresoj që të luaj edhe për disa vjet në nivelin më të lartë. Beteja do të vazhdojë me Messin, pasi po japim më të mirën për ekipet tona. Po ndihem mirë, të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam i lumtur te Reali dhe dua të qëndroj dhe ta përfundoj karrierën aty nëse është e mundur”, ka thënë Ronaldo, raporton Goal.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme