Gattuso pëson humbjen e parë me Milanin Foto: Reuters

Gattuso pëson humbjen e parë me Milanin

07 dhjetor 2017 20:54

Milani e ka mbyllur me humbje ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, që ishte humbja e parë për trajnerin e ri Gattuso.

Ishte Rijeka që e mposhti klubin italian, transmeton Koha.net.

Puljiq kishte shënuar golin e parë në minutën e 7, përderisa golin e fundit e shënoi Gavranoviq në minutën e 47.

Përkundër humbjes Milani vazhdon tutje si lider i Grupit D me 11 pikë, kurse Rijeka në vendin e tretë ka 7.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme