Sport

Ronaldo barazon Messin me “Topa të Artë”

Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka fituar “Topin e Artë” për herë të pestë në karierë.

Futbollisti e mori çmimin prestigjioz në ceremoninë e organizuar në Kullën e Eiffelit në Paris.

Kjo është hera e pestë që Ronaldo e fiton çmimin e “France Football” për futbollistin më të mirë të vitit, duke e barazuar rivalin e tij Lionel Messi. Kjo është hera e dytë që Ronaldo e fitoi rresht këtë trofe.

Në sezonin e fundit Ronaldo shkëlqeu duke e fituar titullin e Ligës së Kampionëve dhe të La Ligës.