Kosova kërkon kualifikimin në grup me Portugalinë, Irlandën e Slloveninë

Kosova kërkon kualifikimin në grup me Portugalinë, Irlandën e Slloveninë

07 dhjetor 2017 09:50

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës në futboll ka mësuar kundërshtaret për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian që në vitin 2018 mbahet në Finlandë.

Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë dhe tash është pjesë e raundit elitë, nga ku vetëm skuadrat e para të grupeve kualifikohen në "Euro U-19 Finlandë", shkruan sot Koha Ditore.

Shorti i hedhur të mërkurën në Nyon të Zvicrës ka bërë që Kosova të jetë në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Irlandën dhe Slloveninë.

Ndeshjet e raundit elitë do të zhvillohen nga 21 deri më 27 mars të vitit të ardhshëm. Shteti ku do të mbahet turneu kualifikues nuk është caktuar ende. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme