Messi mbështet Higuainin, thotë se meriton të ftohet nga Argjentina

Messi mbështet Higuainin, thotë se meriton të ftohet nga Argjentina

06 dhjetor 2017 23:35

Lionel Messi insiston se Gonzalo Higuain është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe duhet të jetë në kombëtaren argjentinase.

Sulmuesi i Juventusit është lënë jashtë ekipit të Argjentinës në disa ndeshje të fundit dhe në vend të tij ishte ftuar Mauro Icardi, transmeton Koha.net.

“Për sa më përket mua, mendoj se Higuain është një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë. Ai këtë e vërteton me Juventusin dhe nuk është e njëjta gjë edhe me Argjentinën. Kritikat e lëndojnë dhe për këtë kemi folur shumë herë. Kjo periudhë jashtë kombëtares ishte e mirë për të pasi ishte në gjendje të fokusohej në stërvitje dhe të përmirësojë nivelin e fitnesit. Ai duhet të jetë në ekipin e Argjentinës”, ka thënë Messi për Tyc Sports.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme