Kush me kë mund të takohet në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Kush me kë mund të takohet në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve

06 dhjetor 2017 22:45

Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe janë mësuar emrat e 16 ekipeve më të mira në Evropë.

Nga tetë grupe dy të parat janë kualifikuar për fazën e ardhshme me fitueset e grupeve që do të luajnë me ndjekësit pas hedhjes së shortit për fazën tjetër, transmeton Koha.net.

Sipas rregullave të UEFA-s, një ekip në këtë fazë nuk mund të përballet me ekipet e së njëjtës ligë kombëtare, por as me ekipin me të cilin është përballur në fazën e grupeve.

Shorti për fazën e ardhshme hedhet të hënën, më 11 dhjetor, ndërsa ndeshjet e para zhvillohen në shkurt, e ato të kthimit në mars të vitit 2018.

Si fitues të grupeve tutje kanë kaluar:

Manchester United, PSG, Roma, Barcelona, Liverpool, Manchester City, Beshiktash, Tottenham.

Si ndjekës janë kualifikuar tutje:

Basel, Bayern, Chelsea, Juventus, Sevilla, Shakhtar Donetsk, Porto, Real Madrid.



Në fazën e ardhshme Manchester United mund të përballet me:

Bayernin, Juventusin, Sevillan, Shakhtarin, Porton, Realin.

PSG mund të përballet me:

Baselin, Chelsean, Juventusin, Sevillan, Shakhtarin, Porton, Realin.

Roma mund të përballet me:

Baselin, Bayernin, Sevillën, Shakhtarin, Porton, Realin.

Barcelona mund të përballet me:

Baselin, Bayernin, Chelsean, Shakhtarin, Porton.

Liverpooli mund të përballet me:

Baselin, Bayernin, Juventusin, Shakhtarin, Porton, Realin.

Manchester City mund të përballet me:

Baselin, Bayernin, Juventusin, Sevillën, Porton, Realin.

Beshiktashi mund të përballet me:

Baselin, Bayernin, Chelsean, Juventusin, Sevillan, Shakhtarin, Realin.

Tottenhami mund të përballet me:

Baselin, Bayernin, Juventusin, Sevillan, Shakhtarin, Porton.

Kundërshtarët e mundshëm të Baselit:

PSG, Roma, Barcelona, Liverpool, Manchester City, Beshiktash, Tottenham.

Kundërshtarët e mundshëm të Bayernit:

Manchester United, Roma, Barcelona, Liverpool, Manchester City, Beshiktash, Tottenham.

Kundërshtarët e mundshëm të Chelseat:

PSG, Barcelona, Beshiktash.

Kundërshtarët e mundshëm të Juventusit:

Manchester United, PSG, Liverpool, Manchester City, Beshiktash, Tottenham.

Kundërshtarët e mundshëm të Sevillas:

Manchester United, PSG, Roma, Manchester City, Beshiktash, Tottenham.

Kundërshtarët e mundshëm të Shakhtarit:

Manchester United, PSG, Roma, Barcelona, Liverpool, Beshiktash, Tottenham.

Kundërshtarët e mundshëm të Portos:

Manchester United, PSG, Roma, Barcelona, Liverpool, Manchester City, Tottenham.

Kundërshtarët e mundshëm të Realit:

Manchester United, PSG, Roma, Liverpool, Manchester City, Beshiktash.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme