Sport

Liverpooli spektakël golash, edhe Sevilla kalon grupin

Liverpooli ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Kloppit shpartalloi Spartakun e Moskës në Anfield Road duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-0, raporton Koha.net.

Coutinho, si kapiten në këtë takim, ishte magjik kundër klubit rus duke shënuar “hat-trick”, kurse gola shënuan edhe treshja tjetër sulmuesi e Liverpoolit.

Mane shënoi dy herë, përderisa Firmino e Salah shënuan nga një gol.

Liverpooli përfundon fazën e grupeve si lider i Grupit E me 12 pikë, kurse Sevilla kalon tutje nga pozita e dytë në grup me 9 pikë, përkundër barazimit të sotëm ndaj Mariborit.

Spartaku i Moskës vazhdon aventurën në Ligën e Evropës.